Platforma “Superpuna” zgjeron grupmoshën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë njoftuar për zgjerimin e platformës “Superpuna”.

Ata përmes një konference për media, kanë bërë të ditur se është zgjeruar grupmosha e personave të cilët mund të aplikojnë për punë praktike përmes kësaj platforme ku nga 18 deri 25 vjeç është rritur në 18 deri në 29 vjeç.

“Tashmë mund të aplikojnë edhe personat deri në moshën 29 vjeçare, përfshirë edhe ata me nga 29 vjet. Do të vazhdojnë kushtet dhe kriteret e njëjta, i vetmi dallim është që shtohet grupmosha”, ka thënë Murati në konferencë.

Ndërsa tutje ka shtuar se deri brenda një viti tani përmes kësaj platforme kanë arritur që të punësohen rreth 9400 të rinjë, ku 67% prej tyre janë punësuar me kontratë të rregullt nga bizneset.

Ndërsa Kryeministri Kurti, ka thënë se qysh para një viti lansimi i kësaj platforme ka pasur vetëm një qëllim, punësimin e të rinjëve të grupmoshës 18 deri 25 vjet, e tani po rritet deri në 29 vjeç.

“Pra, Superpuna jo vetëm që ka mundësuar që të rinjtë të fitojnë përvojë pune, por gjithashtu edhe ka ndikuar që të rinjtë të dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe ta zhvillojnë vijimin e tyre profesional duke lidhur kontrata të rregullta me punëdhënësin”, është shprehur Kurti./21Media

Back to top button