​Plumba në drejtim të banesës së një polici në Prishtinë

Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje të banesës në mungesë të pronarit.

Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm.

Rasti mbetet nën hetime.

Back to top button