“Po ju verbon pushteti e nuk po i shihni”, mbeturinat pikë e nxehtë e debatit mes kandidatëve për kryetar të Ferizajt

Çështja e mbeturinave në Komunën e Ferizajt ishte pikë e nxehtë e debatit ndërmjet kandidatëve për kryetar të kësaj komune.
Kandidati i LVV, e konsideroi se kompania që merret me mbledhjen e mbeturinave është buzë falimentimit dhe sipas tij për këtë shkak nuk arrijnë të marrin donacione nga jashtë.
Këtu ndërhyri kandidatja e AAK-së Xhemile Murati Shabani, njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj, duke thënë se asnjëherë s’ka qenë më mirë çështja e mbeturinave në këtë qytet.
Haliti: Ti je e pushtetit e nuk i sheh (mbeturinat), ne jemi qytetarë të lirë të opozitës, i shohim; ju jeni të pushtetit, nuk i shihni, ju verbon pushteti.
Murati Shabani: Kam parë lëvizje që unë nuk besoj se do të ketë në një komunë tjetër, dhe jam e bindur që operon brenda rrugëve kryesore të qytetit pesë herë në ditë, të merren mbeturinat.
Haliti: Mua fare s’më intereson, unë them që qyteti është i kapluar nga mbeturinat, sidomos gjatë verës kur temperaturat janë të larta dhe mërgata është këtu.
Në këtë pikë ndërhyri edhe kandidati i LDK-së, Visar Azemi: Qyteti nuk është vetëm qendra, qyteti ka plot lagje që njëherë në javë shkon kamioni me marrë mbeturina./21Media