Po ndodh tani, Dua Lipa pushton skenën e Glastonbury

Ylli me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa po kryeson skenën piramidale të Glastonbury – kliko këtu për ta parë live performancën e saj, shkruan BBC , përcjell portali rtv21.tv
Sensacioni i muzikës pop, Dua Lipa sundon mbi skenën Piramidale të Glastonbury si kryesuesja e vitit 2024.
Kjo është hera e saj e parë që kryeson një skenë në festival, pasi performanca e saj e fundit në Glastonbury ishte në vitin 2017 në skenën më të vogël John Peel në orët e para të pasdites.
Që atëherë, Dua Lipa është nominuar për vlerësime të panumërta dhe ka fituar pesë çmime Brit, tre Grammy dhe ka lëshuar dy albume të top-listave në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo gjithashtu bëri debutimin e saj në aktrim në filmin e “Barbie” dhe madje shkroi një këngë për kolonën zanore./21Media