Pochettino nënshkruan me Chelsean

Mauricio Pochettino raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare për të marrë drejtimin e Chelseat këtë verë.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Paris Saint-Germain kuptohet se ka rënë dakord për kushtet personale me “Blutë” në fillim të këtij muaji, me synimin për të marrë timonin e skuadrës në fund të këtij sezoni.

Pochettino tani më në fund ka nënshkruar kontratën për të zyrtarizuar emërimin, derisa klubi anglez pritet që së shpejti të dal me komunikatë zyrtare.

Epoka e Pochettinos pritet të fillojë javën e ardhshme, me argjentinasin që do të nënshkruajë një marrëveshje që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2026.

51-vjeçari do të pasojë Frank Lampardin në “Stamford Bridge” pasi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Chelsea-t mori drejtimin e skuadrës përkohsisht deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Potter .

Chelsea pret Newcastle United në xhiron e fundit të sezonit këtë pasdite derisa renditet në vendin e 12-të në tabelë dhe duke e ditur se përfundimi i tyre më i mirë i mundshëm është vendi i 11-të.

Back to top button