Pochettino pas humbjes: Jam i zhgënjyer

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Paris Saint-Germaini e ka ndjekur Ligën e Kampionëve për disa vite tani. Jam shumë i zhgënjyer, i mërzitur – por këto gjëra mund të ndodhin. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta”, ka thënë Pochettino.

PSG-ja, u mposht 3:1 nga Real Madridi për t’u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm. Në dhjetë sezonet e fundit, kjo është hera e katërt që Parisi eliminohet në 1/8 e finales përkundër fitores në ndeshjen e parë./21Media

Back to top button