Podujevë – Autobusët që protestuan ndëshkohen nga Policia

Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë sot sërish në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë. Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.
Shoqata e Transportit të Podujevës ka kundërshtuar vendimet për linjat e reja të transportit publik, duke kërkuar zgjidhje nga institucionet.
Policia ndërhyri për të liruar rrugën dhe për të rivendosur rendin.
