Podujevë, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Gjatë bastisjes së një banese private në Podujevë, oficerët doganor kanë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara.
Kështu, janë konfiskuar 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool
Sipas njoftimit, të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave.
“Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.

Back to top button