Poema e Diamanti, foshnjat e para të vitit 2025 në Kosovë

Poema dhe Diamanti janë foshnjat e para të lindura në vitin 2025 në Kosovë.
“Vizituam dy nëna që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poema ndërsa zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjat janë shumë mirë me shëndet. E ne i uruam mbarësi, në jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?