Polica arreston dy shtetas të Serbisë në veri, iu gjetën armë, narkotikë e simbole nacionaliste serbe

Policia e Kosovës njofton se gjatë natës në veri të vendit ka arrestuar dy persona shtetas të Serbisë për posedim të armëve dhe narkotikëve.

Siç njofton policia të njëjtit po udhëtonin me një veturë që mbante targa të Sllovenisë. Ndërkaq përveç armëve dhe narkotikeve atyre iu janë gjetur edhe emblema e simbole nacionaliste serbe.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj. Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:- një (1) shufër metalike (policore), një (1) maskë kamuflazhi,disa thika, disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,telefona celularë,sprej të ndryshëm, sfera metalike,lidhëse plastike,një (1) automjet,një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë, një (1) çekan etj.“, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Po ashjtu policia njofton se pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./21Media

Back to top button