Polica jep detaje për të shtënat me armë në “Aktash” të Prishtinës

Sot ka ndodhur sërish një gjuajte me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button