Polica sekuestron 884 shishe me birrë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 884 shishe me nga 0.5 litra birrë gjatë ditës së sotme në Gjilan, në kuadër të luftës për parandalim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës.

Gjatë kontrollit të një veture me targa të Serbisë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, Policia ka sekuestruar 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre, përcjellë rtv21.tv

Policia njofton se po në të njëjtin vend ka kontroluar një veturë të tipit Audi më targa të Serbisë dhe ka sekuestruar edhe 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre.

Ndërsa gjatë kontrollit të një veture Mercedes me targa të Serbisë në po të njëjtin vend janë sekuestruar 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre.

Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet që shishet të jenë sjellë nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.

“Lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve, të cilat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Malli i sekuestruar së bashku me automjetet i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë në “Facebook”./21Media

Back to top button