Policet e Kosovës parakalojnë në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

Policet e Kosovës sot kanë parakaluar në Paradën e Kombeve në Auckland të Zelandës së Re.

Kjo është bërë e ditur në llogarinë në “X” të Ambasadës së Kosovës në Australi.

“Pesëmbëdhjetë police të Kosovës nga e gjithë Kosova marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Policinë #IËPC2023. Parada e Kombeve të mëngjesit të sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Back to top button