Policët ligjëruan nëpër shkolla 

 

Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga data 22 deri më 26 shkurt kanë zhvilluar disa aktivitete përmes ligjëratave në shkolla të mesme dhe shkollat e mesme të ulta në komunën e Podujevës.

Me kërkesë të Stacionit Policor të Podujevës dhe me koordinim të Drejtorin Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave, ligjëratat janë mbajtur kryesisht për temën “Substancat narkotike dhe pasojat e tyre” dhe janë zhvilluar në shtatë shkolla (tri Shkolla të Mesme dhe katër shkolla të mesme të ulëta).

“Interesimi ka qenë mjaft i madh për pjesëmarrje duke pasur bashkëbisedim mes policisë, nxënësve dhe arsimtarëve se si duhet mbrojtur veten, parandaluar dhe raportuar këtë dukuri të dëmshme shoqërore. Pjesëmarrja e nxënësve në këto ligjërata për gjithsejtë 5 shkolla arrin 230 nxënës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vizitohen edhe dy shkolla tjera për të përfunduar kështu organizimin vetëdijesues të koordinuar dhe mbështetur nga Stacioni Policor i Podujevës. Policia e Kosovës është gjithnjë e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që të rinjtë t’u shmangen dukurive negative që ndikojnë keq në shoqëri”, është bërë e ditur në njoftim.

Zyrtarët nga kjo drejtori kanë ligjëruar duke respektuar udhëzimet dhe masat bazuar në Manualin dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Back to top button