Policët në New York ndalojnë Macron: Do kalojë Trump

Një ngjarje e pazakontë me protagonist presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Pasi përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme gjatë të cilit njoftoi se Franca do të njohë shtetin e Palestinës, Emmanuel Macron u përball me një bllokadë policore në dalje të ndërtesës së OKB-së. Arsyeja: po kalonte autokolona e Donald Trump, çka kishte sjellë ndalimin e plotë të qarkullimit.
Një oficer policie i shpjegoi Macron-it: “Na falni, zoti president, gjithçka është e mbyllur, lëvizja është ndërprerë kudo”.
Presidenti francez, megjithatë, e mori situatën me humor dhe telefonoi direkt Donald Trump-in, duke i thënë me ironi: “Merr me mend, jam duke pritur në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ty”.
Edhe pasi autokolona e Trump kaloi, policia lejoi vetëm këmbësorët të kalonin. Kështu që, Emmanuel Macron u kthye në ambasadën franceze në Nju Jork në këmbë. Gjatë rrugës, ai vazhdoi bisedën telefonike me Trump dhe u ndal disa herë për të bërë foto me qytetarët që i kërkuan një kujtim me të.
New York police stopped Macron’s motorcade to let Trump pass
In New York, police stopped the French president’s motorcade as the road was closed for Trump’s passage. Macron got out of the car, called Trump, and jokingly asked him to “clear the way.” pic.twitter.com/qO170xUpy5
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 23, 2025