Polici Artur Mrasori dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi
Gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zh
Gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.
Pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.
Së bashku me policin ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






