Polici e gjobitë dhe i kërkon foto, Guardiola e lë ‘pa koment’
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është gjobitur nga policia e qyteti në Manchester për shkak se e parkoi veturën në vendin e gabuar.
Trajneri spanjoll u penalizua për parkimin e mjetit të tij në një zonë të shënuar me vijë të dyfishtë të verdhë.
Kur Guardiola po kthehej në makinën e tij, një polic trafiku e informoi për gjobën ndërsa i kërkoi një fotografi.
Por, spanjolli pati një përgjigje intererante, por me sens humori, duke i kërkuar atij që të paguajë për fotografi.
“Doni një foto? Ju duhet të paguani për foton!”, i ka thënë Guardiola policit duke buzëqeshur.
Kjo ndodhi pas ndeshjes kundër Newcastle United të cilën City e fitoi me rezultat 1-0 me golin e argjentinasit Julian Alvarez.