Polici goditet nga vetura në Prishtinë

Sot rreth orës 17:35 një polic është goditur nga një veturë në fshatin Vragoli të Prishtinës.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai po ashtu konfirmoi që polici ishte në detyrë zyrtare dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 17:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, (në fshatin Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku ku një zyrtar policor (në detyrë zyrtare) është goditur nga një veturë në lëvizje. Zyrtari policor është dërguar për tretman mjeksor, kurse me drejtuesin e automjetit po vazhdohen procedurat lidhur me rastin (aksidentin)“, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button