Polici i vrarë në veri la pas vetes gruan dhe tre fëmijë

Pranë shtëpisë së policit të vrarë, Afrim Bunjaku, po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në Samadrexhë të Vushtrrisë po vërehen edhe lëvizje të familjarëve të të ndjerit.

Mësohet se rreshteri i vrarë në orët e para të mëngjesit ishte baba i tre fëmijëve.

50-vjeçari u vra në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore nga grupe kriminale serbe.

Deri para pak minutash pranë shtëpisë ka qëndruar edhe autoambulanca./kp

Back to top button