Polici përdor armën zyrtare për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë

Një zyrtar policor ka përdorur armën zyrtare të dielën në Vushtrri, për t’i shpëtuar një sulmi nga qentë endacakë.

Policia ka njoftuar të hënën se pasi është sulmuar nga tufa e qenve, polici e ka shkrepur një plumb.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati Policor i Kosovës./21Media

Back to top button