Polici plagosi me armë kolegun

Plagosja u bë në ambientet e zyrave të SHPSF-së

Një punonjës i policisë private në Fier është plagosur nga kolegu i tij me armë zjarri. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur të hënën më 24 dhjetor, gjatë momentit të ndërrimit të turneve.

“Shtetasi A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal” sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë në Fier./oranews

Back to top button