Polici rrihet me një qytetari një lokal në Ranillug, arrestohen

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që ka ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug, kur një qytetar dhe një polic, që ishte jashtë detyrës, janë rrahur me njëri-tjetrin duke pësuar edhe lëndime trupore.
Personat e përfshirë në incident janë arrestuar më pas dhe me aktvendim të prokurorisë ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit 48 orë, si dhe është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.
Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar policor, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.