Polici vetëvritet me armën zyrtare

Polici u gjet i vdekur në banesën e tij

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës mbrëmjen e sotme është gjetur pa shenja jete në banesen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti për 21Media ka thënë se kjo vdekje po konsiderohet si vetëvrasje.

Hoti ka treguar se në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit, prokurori dhe mjekësia ligjore. Polici i komunitetit serb dyshohet se është vetëvrarë me armën zyrtare të tij.

Janë ndërmarr të gjitha veprimet në vend të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në institut të mjekesisë ligjore për obduksion. Arma me te cilen dyshohet të ketë qenë kryer vetevrasja e mundshme, është arma zyrtare e policit”, ka thënë Hoti. /21Media 

 

Back to top button