Policia aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar

Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga policia në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online.

Viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht në zonën e divjakës dhe Lushnjës.

Mësohet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në qarqet Fier, Lushnjë dhe Divjakë dhe në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona.

Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit./vizionplus

Back to top button