Policia arrestoi 26 persona të kërkuar nga gjykata

Të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 janari e deri më sot, policia e Stacionit Policor- Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë ka arrestuar gjithsej 26 persona.

Policia përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 20 ditë deri 1 vit e gjysmë.

Policia apelon te qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre ligjore./21Media

Back to top button