Policia arrestoi të dyshuarin që kërkonte para nga qytetarët

Të hënën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
I dyshuari M.K. 36 vjeçar, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare.
Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor.
Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button