Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia arreston 15 persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka parandaluar një përleshje të mundshme fizike mes dy grupeve të rinjsh në Mitrovicë, duke arrestuar 15 persona të dyshuar.

“Njësitë policore të Stacionit Jugu në Mitrovicë kanë reaguar me shpejtësi dhe efikasitet, duke lokalizuar grupet dhe duke vendosur situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme dhe janë shoqëruar në stacionin policor. Intervistimi i tyre po zhvillohet në prani të prindërve dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin kompetent.

“Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka theksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button