Policia arreston dy të dyshuar për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionet kanë arrestuar një person për falsifikim të parave.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i janë sekuestruar 4700 euro të cilat dyshohen se ishin të falsifikuara.
Gjithashtu sot, policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për falsifikim të parave në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas Policisë, i dyshuari R.N shtetas i Shqipërisë, ka qenë në kërkim policor.
Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti “falsifikim i parave” dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media