Policia arreston një person për sulmin ndaj portierit të Ballkanit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person cili ishte i përfshirë në sulmin ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashërit. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajo
Policia e Kosovës ka arrestuar një person cili ishte i përfshirë në sulmin ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashërit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se Policia është në kërkim të personave tjerë që ishin të përfshirë në këtë sulm.
Sot gjatë ndeshjes në mes Gjilanit dhe Ballkanit disa tifozë hynë në fushë dhe e kanë lënduar fizikisht, portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Klubi i Futbollit Ballkani ka njoftua për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.
Sipas këtij njoftimi, Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






