Policia bastisë edhe një institucion paralel në veri

Policia e Kosovës ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani këtë rast e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv i cili ka thënë se zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë asistuar, në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.

Elshani bënë të ditur se Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.

“Sot rreth orës 11:30 Policia e Kosovës ka asistuar zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorinë është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, tha Elshani.

Elshani tutje për portalin rtv21.tv ka njoftuar se Policia e Kosovës nuk ka ndërhyr për lirimin e objekteve por për hetime.

“Këto dy raste verifikohen edhe ato objekte ose lokale verifikohen me pronësi nuk kemi ndërhy për me liruar objekte por për hetim. Në rast se pas hetimit i bjen që ato banesa apo objekte i përkasin dikujt tjeter atëherë varet nga urdhëresat e prokurorit se si me vepru tutje”, thekson Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq sot gjatë ditës policia e ka mbyllur zyrën e Administratës Tatimore të Serbisë, që zhvillonte aktivitet ilegal në veriun e vendit. /21Media

Back to top button