Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste

Punonjësit e policisë në Bavari, Gjermani, kanë zgjedhur një formë humoristike për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.

Sipas sindikatës së policisë, punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më shumë kosto.

Përfaqësuesit e qeverisë thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve./DW

Back to top button