Policia çon forca shtesë në Jarinjë, për të parandaluar hyrjen e motoçiklistëve nga Serbia

Forca shtesë të Policisë së Kosovës janë dërguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

Këtë e ka konfirmuar për RTV21, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndonëse në fillim është raportuar për ardhjen e “dikujt” , Elshani ka saktësuar për RTV21, se motoçiklistë priten të vijnë prej Serbisë në Jarinjë dhe dyshohet që të njëjtit vijnë për prishje të rendit dhe qetësisë.

Elshani tha se masat janë marr me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të një mjedisi të sigurt.

“Për këtë arsye janë dërguar forca të mjaftueshme shtesë në pikën kufitare në Jarinjë”, tha Elshani./21Media

Back to top button