Policia demanton lajmet se SHBA-të kanë pezulluar trajnimet me PK-në

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka ripërsëritur qëndrimin se veprimet e Qeverisë do të afektojnë natyrën e bashkëpunimit me Minstrinë e Brendshme dhe me elementet vartëse të saj. Por Ambasada tha se tash për tash nuk ka një vendim për ndërprejen e bashkëpunimit. Deklaratat pasuan shkrimet se SHBA-ja ka pezulluar trajnimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës. Kjo e fundit ka demantuar njoftimet mbi pezullimin e trajnimeve. Mazhoranca i ka quajtuar njoftime si shpifje ndërkohë që opozita ka akuzuar qeverinë se po e përdorë policinë për qëllime politike.

Njoftimeve se SHBA-ja ka pezulluar trajnimet me Policinë e Kosovës, Ambasada amerikane në Prishitnë iu përgjigj me citimin e nje deklarate të saj të 30 gusht përmes së cilës bëri të ditur se “veprimet e njëanshme të qeverisë do të ndikojnë në natyrën e bashkëpunimit me ministrinë e brendshme dhe elementet vartëse të saj”. Deklarata iu referua një numri veprimesh në pjesën veriore të Kosovës dhe ndërhyrjve të fundit të Policisë për të mbyllur komunat paralele serbe në veri. Ambasada e SHBA-ve i tha RTV21 se nuk ka ndërmarrë ende një veprim.

“Ne ju referojmë në deklaratën tonë të 30 gushtit, e cila vuri në dukje: “Veprimet e qeverisë do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.” Ne jemi duke vazhduar shqyrtimin e çështjes dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për momentin”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Policia e Kosovës ndërkohë hodhi poshtë lajmin se SHBA-ja ka pezulluar trajnimet e përbashkëta dhe tha se në një periduhë tre vjecare janë realizuar mbi 250 trajnime me mbi 2300 zyrtar policor, përfshirë njësitet elitë të Policisë.

“Policia e Kosovës, vazhdon të ketë bashkëpunim dhe raporte të jashtëzakonshme me SHBA-në dhe Ambasadën Amerikane të cilët në vazhdimësi kanë investuar shumë në Policinë e Kosovës me trajnime, me ekspertizë e po ashtu edhe me pajisje logjistike e të teknologjisë. Po ashtu PK-ja deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e PK-së, i merr me shumë seriozitet dhe mban komunikim të vazhdueshëm me ta, për të sqaruar gjithçka që mund të ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajmin për sanksionimin e Policisë së Kosovës në trajnimin e saj nga amerikanët e ka quajtur shpifje zëvendëskryetari i komisionit për siguri në Kuvend, Enver Dugolli.

“Shpifje nuk janë të vërteta dhe trajnimet vazhdojnë me rregull madje janë shtuar”, tha Dugolli.

Opozita megjithatë i ka cilësuar veprimet e pakoordinuara të Qeverisë me partneret ndërkombëtarë si të dëmshme që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërshtetërore. Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha Qeveria po e keqpërdor Policinë për qëllime politike.

“Investimi më I madh amerikan në Kosovë siç është Policia e Kosovës po keqpërdoret nga qeveria për qëllime politike kjo nuk guxon të ndodhë”, tha Tahiri.

Ambasada e SHBA-ve në deklaratën e saj ka vlerësuar se qeveria e ka instrumentalizuar policinë në veri dhe i ka kërkuar qeverisë së Kosovë koordinim me komunitetin ndërkombëtar për të shmangur veprime të njëanshme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në institucionet e sigurisë.

“Policia, Ushtria, Doganat, Gjyqësori duhet të jenë të pavarura nuk guxon të ketë ndërhyrje politike”, tha Haradinaj.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, vë në pah rëndësinë që ka bashkëpunimi i policisë me SHBA-të në aspektin e sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

Vitin e kaluar për shkak të veprimeve të cilësuara si të njëanshme të qeverisë në veri që nuk ndikuan në shtensionimin e situatës atje, ShBA-të patën përjashtuar FSK-në nga trajnimet Defender Europe 2023, që ishte ndëshkimi i parë amerikan për shkak të, siç u tha, injorimit të këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në veri. Në Defender Europe 2023, morën pjesë 25 shtete përfshirë edhe ato të QUINT-it. Si rrjedhojë edhe opozita nuk ka reshtur së akuzuari Qevërinë se po e izolon Kosovën, duke prishur partneritetet e krijuara ndër vite./RTV21/21Media

Back to top button