Policia: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksidentin e djeshëm në autostradë

Mëngjesin e së premtes dy shtetase të Shqipërisë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i kamionit, i cili mori tretman mjekësor.
Kurse me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
“Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media