Policia e KFOR-i ndaluan 7 automjete në veri

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, ka ndaluar shtatë automjete të ngarkuara me mallra të ndryshme në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan të komunës së Leposaviqit.
Sipas njoftimit, operacioni u zhvillua më 21 maj 2025, rreth orës 18:10, ku automjetet – gjashtë kombi transportues dhe një veturë me targa të Serbisë – dyshohet se po përdorëshin për kontrabandim ose tregti të paligjshme.
Vlera e përgjithshme e mallrave, që përfshijnë produkte ushqimore, pajisje teknike pune dhe mobile, vlerësohet mbi 26 mijë euro. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
”Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?