Policia e konfirmon rastin e rrahjes së fëmijës nga edukatorja

Policia thotë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

Policia për 21Media ka konfirmuar rastin e rrahjes së fëmijës nga edukatorja në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë.

Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtine është iniciuar një rast keqtrajtim i fëmijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./21Media

Back to top button