Policia ndalon kontrabandën në Prizren, shoferi në pranga, refugjatët në azil

Një veturë me targa vendore në Prizren është ndaluar me dyshimin për kontrabandim me emigrantë të marten.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, thuhet se gjatë kontrollit në veturë janë hasur 4 refugjatë dhe të njëjtët janë dërguar Qendrën e Azilit -Magure. Rasti në procedurë.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 19.11.2024 – 17:15. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur 4 refugjatë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa katër refugjatët-emigrantët janë dërguar Qendrën e Azilit – Magure. Rasti në procedure”, thuhet në njoftim. /21Media