Policia e Kosovës arrestoi 33 persona

Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte ka arrestuar 33 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas të dhënave të Policisë, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.
Ndërsa sa i përket aksidenteve në komunikacion, Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 43 aksidente, 18 me të lënduar dhe 35 të tjera vetëm më dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 1 mijë e 735 tiketa trafiku. Ndërsa, 11 tiketat dënimi në bazë të ligjit Covid – 19./21Media

Back to top button