Policia e Kosovës arreston shtetasin turk të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i specializuar FAST, ka realizuar sot me sukses arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar,
Rreth orës 13:30, zyrtarët policorë, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, kanë ndaluar një shtetas të huaj, i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime mbi kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Personi i arrestuar, i cili raportohet se është shtetas turk, është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë.