Policia e Kosovës del me 10 kërkesa për kushte më të mira në punë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar në e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut një peticion përmes të cilit kërkon përmisimin e kushteve të punës.

Kjo është bërë e ditur nga Anëtarja e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo në Facebook ka njoftuar se peticioni e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të Policisë,, ku aty kërkohen shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në Polici.

Shoshi ka thënë se kërkesat e tyre duhet të aprovohen pa vonesë.

“Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë! Në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut kemi pranuar peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjesëtarë të policisë të Kosovës. Kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë”, ka shkruar Shoshi./21Media

Back to top button