Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin reciprok

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha priti sot në takim kryeprokurorin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani nga Shqipëria.
Gjatë takimit, Hoxha informoi Dumanin mbi punën, angazhimet profesionale të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për bashkëpunimin me autoritetet e Shqipërisë.
Ndërsa, Dumani vlerësoi lart gatishmërinë për të ndarë përvoja dhe ide me interes të përbashkët. Të dy palët u zotuan të vazhdojnë angazhimin me seriozitet dhe përkushtim, duke identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillim reciprok.