Policia e Kosovës konfiskon 20 patentë shoferë brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës  njofton ka konfiskuar 20 patentë shoferë, të enjten gjatë aktivitetit për shtimin e masave të sigurisë në trafik.

“Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (11.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu që janë realizuar gjithsej 570 Pika Kontrolli për Vetura. Për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore./21Media

Back to top button