Policia e Kosovës kontrollon mbi 300 nxënës

Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.
Urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.
Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme, ka njoftuar Policia.
Tutje, ata kanë thënë se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla./21Media

Back to top button