Policia e Kosovës paralajmëron shoferët për kujdes të shtuar në trafik nga mjegulla

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.
Policia apelon te shoferët e automjeteve që të përdorin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës; të evitojnë përdorimin e dritave me rreze të gjata; të ngadalësojnë dhe mbajnë shpejtësinë nën kontroll; të mbajnë krahun e djathtë të rrugës dhe të shtojnë vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim