Policia e Kosovës për RTV21 deklaron se gjendja në veri është e qetë por edhe delikate

Në veri të vendit sot po votohet për kryetarë të rinjë. Gjendja në veri të vendit sot ishte e qetë, kështu tha Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani për RTV21.
Elshani tutje tha se gjatë procesit të votimit nuk pati asnjë incident.
”Situta në veri sot është e qetë, stabile është delikate duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu nga viti 2022. Sa i përket procesit të votimit gjithçka është në rregull nuk ka pasur anjë incident”, tha Elshani./21Media