Policia e Kosovës po heton vdekjen e një personi në Prishtinë

Një burrë 54-vjeçar sot ka vdekur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për çka ka thënë se policia është duke hetuar këtë rast.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Siç po raportohet në disa prej media, viktima dyshohet se ka rënë në ashensor./21Media 

Back to top button