Policia e Kosovës: Prezenca në sheshin “Xhorxh Bush” ishte vetëm për asistim të Inspeksionit

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se prezenca e zyrtarëve policorë ditën e sotme në sheshin “George Bush” kishte për qëllim vetëm asistimin e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, për aktivitete të planifikuara në kuadër të punës sekondare, dhe jo për të ndihmuar kryerjen e punimeve në atë zonë.

Në njoftim thuhet se veprimet e Policisë së Kosovës bazohen në parimet e ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe neutralitetit, duke respektuar gjithmonë ndarjen e pushteteve dhe kompetencat e institucioneve të tjera.

“Çdo pretendim që sugjeron tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Kosovës është i pabazuar dhe bie ndesh me misionin tonë për të vepruar në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.​ Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje institucionale në përputhje me ligjin dhe për të garantuar sigurinë publike, duke respektuar gjithmonë kufijtë e kompetencave të saj”, thuhet në reagimin zyrtar.

Back to top button