Policia e Kosovës realizon aksion në Kaçanik: Detajet jepen pas operacionit

Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.
Këtë për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai ka thënë se detajet e këtij aksioni do të bëhen më vonë pas përfundimit të aksionit të policisë.
“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.