Policia e liroi qytetarin që mbyti me traktor një person në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me traktor një person.
Rasti ka ndodhur në Viti, të mërkurën rreth orës 20:21.
Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman mjekësor ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa siç njofton Policia, “i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./21Media

Back to top button