Policia franceze vret një burrë duke u përpjekur të ‘digjte sinagogën’

Policia franceze ka “neutralizuar” një burrë të armatosur që po përpiqej t’i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rouen, ka thënë ministri i Brendshëm i Francës.

Burri ishte i armatosur me thikë dhe kur u zhvendos drejt policisë, ata e qëlluan atë, thonë raportet.

Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignaol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte në tronditje./21Media

Back to top button